Gaza u trondit mbrëmjen e sotme nga një seri shpërthimesh të mëdha, ndërsa rrjetet e komunikimit u ndërprenë totalisht, pasi dhuna u përshkallëzua edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin.
Sulmet në Gaza erdhën pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se trupat izraelite po planifikonin të hynin në qytetin e Gazës brenda 48 orëve të ardhshme, sipas mediave izraelite.
Gazetarët brenda Gazës përshkruan sulmet e fundit të Izraelit si “intensive”, ndërsa videot e shpërndara tregojnë shpërthimet e raketave mbi qytet.
Raportimet nga Gaza thanë se sulmet e mbrëmjes së sotme erdhën nga ajri, deti dhe toka, duke përfshirë nga veriu i brezit ku trupat izraelite tani kanë mbërritur.