MENU
klinika

Tensionet në Kuvend

Goditi me grusht Vullnet Sinën gjatë seancës parlamentare, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

06.11.2023 - 10:18

-Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Kjo lëvizje vjen pas kallëzimit që Partia Socialiste bëri ndaj tij për shkak të dhunës që ndodhi në parlament pak ditë më parë.

Nallbati është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për ngjarjen e dhunën ndaj Vullnet Sinës. Kujtojmë se edhe ky i fundit është paraqitur në SPAK dhe është pyetur nga agjentët e BKH për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Nallbati. Ai ka dhënë sqarime pas kallzimit të bërë nga grupi parlamentar.

Incidenti ndodhi në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.