Ky 5 nëntor është një ditë e veçantë për moderatorët Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët festojnë 5-vjetorin e lidhjes. Por, festa e tyre nuk ka nota romantike me lule e qirinj, por kamera e prozhektorë. Bora dhe Donaldi kanë zgjedhur që edhe sot të jenë në sheshxhirimet e filmit të tyre “5 herë jo”.
“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe i thashë që do të të çoj në një vend të bukur se e meriton. Dhe ja ku jemi. Festojmë”, – është shprehur Donaldi në një video. Ndërsa Bora, me humor, shton: “U kënaqa shumë. Nuk imagjinoja dot diçka më të bukur se kaq. Ti gjithmonë më habit”.
Kujtojmë se filmi ku protagonistë do të jenë vetë Bora dhe Donaldi, ka në qendër historinë e tyre të dashurisë.