MENU
klinika

“Kërcënoi” me Serbinë e Madhe,

Eurodeputetja: Deklarata e Dodik, rrezik për paqen e Ballkanit

06.11.2023 - 11:36

Kreu i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili njihet për retorikë nacionaliste ka vazhduar të provokoj me deklarata kontraverse.

Dodiku, deklaroi se në këtë shekull duhet të jetë një shtet i madh serb, që përfshinë Kosovën dhe Malin e Zi në të. Në përpjekje që të zbusë gjuhën kërcënuese, ai tha tutje se kjo ide duhet të formësohet me mjete paqësore dhe jo me luftë.

Eurodeputetja Viola Von Cramon, vlerëson se këto deklarata të Dodikut janë rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj dhe ka kërkuar një reagim të fuqishëm nga blloku evropian.

“Integriteti territorial dhe paprekshmëria e kufijve janë parimet kryesore për paqen e qëndrueshme edhe në Ballkanin Perëndimor. Tani, pothuajse nuk ka asnjë ditë të vetme kur Milorad Dodik të mos ketë sulmuar dhe provokuar integritetin territorial të shteteve fqinje të Bosnje dhe Hercegovinës. Të gjitha deklaratat dhe kërcënimet e tij të neveritshme nuk janë trajtuar siç duhet ndërsa ai testonte kufijtë. Në një moment, do t’i duhet një reagim i qartë nga pala udhëheqëse e BE-së ndaj kësaj shkeljeje të përhershme të parimeve themelore. Tani është koha për një mesazh të vendosur”, ka thënë ajo për TV1.

Kurse, profesori nga John Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se Beogradi akoma dëshiron të ketë hegjemoni politike mbi shtetet fqinje.

Sipas tij idetë për një Serbi të madhe akoma nuk kanë vdekur.

“Ai po shtyn për Serbinë e Madhe, e cila natyrisht do të shkaktonte destabilitet dhe ndoshta luftë me fqinjët. Serbia dëshiron të paktën të gjithë territorin në të cilin jetojnë serbët në shtetet fqinje. Në rast të dështimit të kësaj, Beogradi dëshiron hegjemoninë politike mbi ta. Kjo është e papranueshme për fqinjët, për BE dhe për SHBA”, ka thënë Serwer.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka vënë sanksione Millorad Dodikut, si përgjegjës apo bashkëpunëtor, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!