Nga ky muaj do të futet në fuqi sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila zbuloi se kjo rritje do të bëhet sipas sektorëve, duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave.
PJESË NGA DEKLARATA E BALLUKUT:
“Të gjitha pagat e OSHEE grup do të afektohen me një rritje sipas sektorëve. Pasi synimi ka qene për t’i dhënë një shpërblim punonjësve të terrenit duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave, që administratori juaj i deklaroi me krenari dhe është për t’u deklaruar sepse muaji tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave.
Jemi përballur me tërmetin, me pandeminë dhe më pas me krizën energjitike dhe na është dashur që këto katër vite të tregohemi kursimtar dhe të kujdesshëm. Për arsye se ka qene vendim i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë shqiptare që çmimi i abonentit të mos preket. Për këtë arsye na është dashur të frenonim investimet”.