Kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e marrëveshjes me refugjatët me Italinë fqinje përmes një konference me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Rama tha se një marrëveshje të këtillë nuk do ta mund ta firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por Italia përbën ndryshim për vetë faktin e asaj çka ka bërë për shqiptarët që prej kohës së eksodit të viteve ’90.
Edi Rama: Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjerër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh me një ndryshim historik kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.
Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut.
Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.