Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, gjatë konferencës së sotme për mediat, ku prezantoi progres-raportin për zgjerimin e BE-së, u pyet nga gazetarët për integrimin e Kosovës.
Ajo tha se implementimi i draft statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte një hap përpara në interes të Kosovës.
“Mendoj se është me rëndësi për Kosovën që ky vend ka qëllim kryesor për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Kemi diskutuar me zbatimin e marrëveshjes për asociacionin. Nëse e shikojmë Kosovën dhe Serbinë, me rendësi për ne që t’i japim secilit vend mundësinë të ecin, por për të mos i lidhur shumë bashkë.
Ndërsa Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksoi se dialogu i suksesshëm me Serbinë është kyç për rrugën evropiane të Kosovës.
“Po, ka një aplikim për anëtarësim nga Kosova. Është në këshill dhe nuk është pyetur ende nga komisioni për një opinion në lidhje me këtë. Ne jemi gati ta japim një opinion, nuk është detyra ime që të vendos qëndrimin e këshillit dhe vendeve. Qëndrimi ynë për Kosovën është se rruga evropiane do të vijë nëpërmjet një dialogu të suksesshëm, duhet të përpiqen dyfish që ta bëjnë dialogun të suksesshëm”, tha ai.