MENU
klinika

"I urrej mediat"

Këngëtarja e famshme: Jam mirënjohëse që jam gjallë

22.12.2018 - 17:29

Problemet nga mbidoza bën që Demi Lovato të përfundonte në gjendje të rëndë, ndërsa mediat rozë kanë shkruar shumë për shëndetin e saj gjatë kohëve të fundit.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, kur ndër të tjera thotë se është mirënjohëse që është gjallë, por kërkon që mediat t’i qëndrojnë larg.

Demi Lovato

“I dua fansat e mi, dhe i urrej tabloidët. Mos i besoni asaj që lexoni. Njerëzit do të shpikin shumë fjalë për të shitur një histori. Nëse ndjehem sikur bota ka nevojë të dijë diçka, unë do t’ua tregojë vetë. Duhet të ndaloni së shkruari për mua, sepse nuk është biznes por jeta ime.

Demi Lovato, Ariana Grande

Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe që po kujdesen për mua. Një ditë do t’i tregoj botës se çfarë ka ndodhur pikërisht, pse ka ndodhur dhe si është jeta ime sot. Por derisa të jem gati për ta ndarë këtë me njerëzit, ju lutem mos ngulni këmbë. Unë ende kam nevojë për hapësirë dhe kohë për tu shëruar”, shkroi këngëtarja 26-vjeçare, e cila shënoi nominimin e saj të dytë GRAMMY këtë muaj.