Një reportere nga mediat italiane ka vizituar Lezhën, konkretisht ish-bazën ushtarake të Gjadrës, ku thuhet se do të strehohen emigrantët që do të sillen nga Italia pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.
“Do të sillen nga Italia në Shqipëri një maksimum prej 39,000 emigrantësh në një vit. Sapo hymë në ish-bazën ushtarake të Gjadrit këtu në Shqipëri.
Hëpërhë, është vendi i zgjedhur për të sjellë emigrantët që mbërrijnë në Itali dhe sillen këtu në vendin fqinjë përtej Adriatikut, në bazën për të cilën është rënë dakord mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Këta janë kapanonët që do të mirëpresin emigrantët. Normalisht do të restaurohen. Praktikisht, jemi në mes të hiçit. Është vetëm kjo ish-bazë ushtarake. Aktualisht përdoret si një hangar. Kjo është zona që do mirëpresë emigrantët. Kostoja që do të paguajë Italia është 16.500.000 euro në vitin e parë dhe për 5 vjet 85 milionë, plus një kapar prej 100 milionësh. Këta janë personat që kanë ardhur për të protestuar kundër marrëveshjes“, shpret në video reporterja e la7_tv.
Kryeministri Edi Rama nënshkroi marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore.
Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.