MENU
klinika

Forumi i Paqes

Mediat e huaja: Kurti dhe Vuçiç mund të takohen sot në Paris

10.11.2023 - 14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhen ditën e sotme në Paris për të marrë pjesë Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Edicioni i gjashtë dyditor i këtij forumi mund të kthehet në shansin për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, por për këtë nuk dihet ende asgjë me saktësi.

Sipas Euroactive ,një takim i tillë i mundshëm do të ishte mundësi për diskutimin e propozimit perëndimor për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërmjetësi i takimit mund të jetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili do të ketë një  bisedë kokë më kokë me Vuçiç. Plani franko-gjerman i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia duhet të bëjë njohjen de facto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do i kërkoj Macron mbështetjen për..."

Paris/ Rama: Të shqetësuar për viktimat në Gaza

Krijoi kaos me deklaratën për vizat

Macron pret Albin Kurtin në Paris


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!