Më 2 dhjetor, Partia Demokratike e Rithemelimit do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Kuvendi do të mblidhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongrese dhe bëhet e ditur se, do të votëbesimohet Sali Berisha për postin e kryetarit.
“Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar vjen pas akuzave që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur nga ish-kryeministri në lidhje me çështjen “Partizani” dhe pas aksionit opozitar, që sipas Berishës dhe deputetëve demokratë, do të vijojë deri në rikthimin e parlamentarizimit.
Njoftimi:
Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.
Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës.