MENU
klinika

Si Irani mund ta lërë në baltë organizatën

“Vetëvrasja” e Hamasit një hap larg…

11.11.2023 - 09:30

Mëngjesin e djeshëm, forcat e mbrojtjes izraelite raportuan se kishin kapur një bastion të Hamasit, të njohur si Outpost 17, në Jabalia, në Rripin verior të Gazës, dhe thanë se ushtria luftoi kundër Hamasit dhe militantëve të Xhihadit Islamik si “në sipërfaqe dhe në një rrugë nëntokësore në zonë”. Objektivi i Tel Avivit është të godasë thellë celulat terroriste të Hamasit. Megjithatë, për të shkatërruar organizatën politike dhe paraushtarake islamike, Izraeli mbi të gjitha duhet të marrë parasysh aparatin financiar të rivalëve të tij. Të paktën kështu këshillon Ubi Shaya, dikur një njeri  i Shin Bet dhe Mossad, i cili sot bashkëpunon me qeverinë izraelite për të shpërbërë perandorinë e Hamasit dhe Hezbollahut.Në një intervistë dhënë për Corriere della Sera, ish-agjenti sekret izraelit zbuloi marrëdhëniet ekonomike të grupit terrorist. ” Ne po flasim vetëm për 360 milionë dollarët që arritën te terroristët nga Katari, por në total, rreth 2.6 miliardë arrijnë në Gaza në një vit, por popullsia. Nuk vjen pothuajse asgjë. Ka papunësi të madhe, paga mesatare e një palestinezi në Rrip është 300 dollarë në muaj,” tha ai. Nga vijnë gjithë këto para? “Shumë vijnë nga Libani dhe paratë kalojnë edhe nga Malajzia. Por qendra e vërtetë financiare e terroristëve është Stambolli, prej andej biznesi menaxhohet me shumë lehtësi falë marrëdhënieve të mira me qeverinë dhe kompanitë turke. Kjo është sistem që duhet goditur”, ka rrëfyer ish-007.

“Vetëvrasja” e Hamasit, një hap larg, Irani mund ta

“Sponsorat” e Hamasit

Disa analistë pohojnë se Doha është një mbështetëse financiare e Hamasit. Këto transferta të parave u kryen me miratimin e izraelitëve dhe komunitetit ndërkombëtar, raportoi “The Times of Israel” më 8 tetor. Lidhjet e Katarit me Hamasin nuk janë vetëm financiare, por edhe politike. Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka banuar kryesisht në Doha që nga viti 2012, dhe zyra politike e lëvizjes islamike ndodhet në kryeqytetin e Katarit. Krahasuar me Katarin dhe Iranin, mbështetja e Turqisë është më shumë “politike” sesa financiare apo ushtarake. Për më tepër, qeveria turke jo vetëm që ka mbajtur lidhje me Hamasin, por edhe me Autoritetin Palestinez. Pas sulmit të 7 tetorit, Ankaraja u përpoq të vepronte si ndërmjetëse në konfliktin izraelito-palestinez. Edhe Kajro u pozicionua si ndërmjetës në konflikt, si Ankaraja. Egjipti, vendi i parë arab që njohu ekzistencën e Izraelit në vitin 1979, është gjithashtu e vetmja hapje drejt botës për Gazën, nëpërmjet postës kufitare Rafah që ndodhet në jug të enklavës palestineze. Hezbollahu libanez, nga ana e tij, nuk ka ndërmend të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit pas operacionit “Përmbytja në Al-Aksa”. Lëvizja islamike shiite tha se ishte “plotësisht e përgatitur” për të ndërhyrë kundër Izraelit në kohën e duhur.

“Boshti i Rezistencës”

Irani, një nga fuqitë rajonale në Lindjen e Mesme, gjithashtu mban lidhje të ngushta me Hamasin. Ekzistojnë “dy nivele” në marrëdhëniet midis Teheranit dhe lëvizjes islamike, sipas Billion. “Në nivel publik, Irani mbështet çështjen kombëtare palestineze, me mbështetje të theksuar për Hamasin”. Në fakt, Irani formon, së bashku me Hamasin, lëvizjen e Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupin libanez Hezbollah, të ashtuquajturin “Boshti i Rezistencës” kundër Izraelit. Ky është një nga komponentët themelorë të politikës së jashtme iraniane në Lindjen e Mesme. “Niveli i dytë nuk është publik: është ndihmë financiare ose logjistike nga Garda Revolucionare,” tha Billion.  Tani Irani përballet me një dilemë, duke peshuar se si ai dhe milicitë e tij përfaqësuese – të njohura si boshti i rezistencës – duhet t’i përgjigjen pushtimit të Gazës nga Izraeli dhe nëse duhet të forcojë kredencialet e tij revolucionare me rrezikun e ndezjes së një lufte më të gjerë rajonale.Aftësitë ushtarake të aleatëve të saj mund të zvogëlohen ndjeshëm nga një betejë e stërzgjatur me Izraelin, dhe aq më tepër nëse ushtria amerikane hyn në përleshje. Sigurisht, kur hyn në lojë armikja e përhershme dhe rreziku kryesor, Amerika, pa dyshim Irani duket i zënë ngushtë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misionet e fshehta pas vdekjes së Prigozhinit

A është Wagner “financuesi” i Hezbollahut?

Udhëheqësi i Hezbollahut thyen heshtjen

A do të zgjerohet lufta në Lindjen e Mesme?