MENU
klinika

“Hapni pensionet private”

Guvernatori i BSH: Të rriten kontributet vullnetare

10.11.2023 - 18:17

Banka e Shqipërisë është e shqetësuar për disa prej aspekteve të buxhetit të vitit 2024. Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është një prej tyre, e cila po gërryen financat e shtetit.

“Qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit, sidomos në kontekstin e trendeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore. Në projektbuxhetin e vitit 2024, këto skema parashikohet të krijojnë një deficit rreth nivelit 3.6% të PBB-së, ose 1.1 pikë përqindjeje më të lartë se deficiti i përgjithshëm buxhetor”,-tha Gent Sejko.

Për të zbutur plagët që po prodhon skema klasike e pensioneve, Sejko rekomandon zgjerimin e saj, duke nxitur pagesat e kontributeve vullnetare.

“Ne inkurajojmë intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë të sistemit privat të pensioneve, atë të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar. Këto shtylla të rëndësishme të sistemeve moderne të pensioneve do të kontribuonin në rritjen e përshtatshmërisë së skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me ndryshimet demografike dhe vendosjen e tyre në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit”,- tha Gent Sejko.

Banka Qendrore sugjeron të vendosen tavane ligjore afatgjata për projektet koncesionare, dhe jo vjetore, si një model që do të ulë risqet financiare të këtyre kontratave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shifra që do të marrin të moshuarit si bonus në fundvit

Pensionet/ Ndryshon skema e indeksimit