Katër persona janë arrestuar nga policia e Fierit, dy të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se gjatë operacionit “Fati i lojërave” u arrestuan shtetasit Arbri Bakalli, Marjo Ogici, Klerdi Tafa dhe Fredi Sulejmani. Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen shtetasit Tomorr Abazi dhe Shkëlqim Hoxha. Ndërsa në kërkim u shpall Klejdi Jarua alias Aurel Metushi.
Dy shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive me celularë.
Lokali i 39-vjeçarit i cili u shpall në kërkim ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.
Për këto raste u sekuestruan në cilësinë 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.