MENU
klinika

Vetëm 46 vjeç...

Ndërron jetë dizajneri i “Guccit” dhe “Moschinos”

11.11.2023 - 11:21

Dizajneri italian David Renne ka ndërruar jetë nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i Moschino, në moshën 46-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk dihet, por kompania mëmë e Moschino-s, Aeffe iu referua si “një sëmundje e papritur”, raporton BBC. Renne kishte qenë më parë shef i veshjeve në Gucci, ku punoi për gati 20 vite.

Renne lindi në Follonica, Toscana në korrik të vitit 1977.

Ai studioi në Universitetin e Firences dhe në shkollën e modës Polimoda dhe filloi karrierën e tij duke punuar me stilistin dhe mentorin italian të modës Alessandro Dell’Acqua, përpara se të shkonte në Gucci më 2004.

Emërimi i Renne si drejtor kreativ i Moschino u njoftua në tetor dhe ai do të debutonte me koleksionin e parë për Moschino në Javën e Modës në Milano në shkurt.