MENU
klinika

“Parlamenti nuk do të ketë normalitet deri sa…”,

Berisha me mbështetësit në Durrës: Nga sot krijojmë ortekun e përmbysjes së regjimit!

11.11.2023 - 19:47

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Durrësit nga ku ka deklaruar se sot nis “aksioni i fitores”.

Berisha u shpreh se nga dita e sotme nis aksioni për mbjelljen e shpresës dhe krijimin e “ortekut që do të përmbysë regjimin”.

Sipas tij aksioni i opozitës në parlament ka nisur pasi Rama, të cilin e cilësoi si “horr shteti”, nuk lejon që deputetët opozitarë të paraqesin ligje.

Ai shtoi se Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty

“Sot nisim aksionin tonë të fitores. Nisim sot aksionin me të cilin do të kundërshtojmë dhe do mbjellim shpresën dhe do të krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit komunist.

Edi Rama është një bandit pa asnjë moral e asnjë parim, që iu thotë juve që përmbysët diktaturën se kë do të mbështesni. Ju na shihni aty në parlament, ka një muaj që ne, për ju, kemi filluar protestën sepse ne jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit nuk na lejon të paraqesim ligje. Çfarë ndodh në parlament? Ka një muaj që ne, deputetët tuaj, për ju, për votën tuaj, për idealet tuaja, kemi filluar protestën, sepse ne, jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit, nuk na lejon të paraqesim ligje. Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve që Kushtetuta e ka me ligj.

Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën. Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit.
Në parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët.
Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët. Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat. Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër. Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër. Ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë”, u shpreh ai.