MENU
klinika

Përgjigjet Avokat Spartak Ngjela

Çfarë e pret Ilir Metën pas thirrjes në SPAK?

13.11.2023 - 12:37

Avokat, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, si dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e Berishës në Kuvend.

Sipas Ngjelës, 10 të çmendur nuk mund të bllokojnë shtetin, sepse mund të kenë ngarkesa mllefi duan që të bllokojnë Parlamentin.

“Po nëse ti mua më pushton Parlamentin unë nuk do shkatërroj shtetin. Disa njerëz të papërgjegjshëm që nuk dinë ca është shteti dhe politika, por nuk lejojnë që të zhvillohen komisionet, atëherë mazhoranca nuk do shkoj në shtëpi të flejë, por ajo do të gjejë një mënyrë për ti bërë komisionet.

Është mazhorancë, bën ligjin nesër si të dojë. 10 të çmendur nuk mund të bllokojnë shtetin, sepse mund të kenë ngarkesa mllefi duan që të bllokojnë Parlamentin dhe mazhoranca po i toleroi edhe ajo bie në kanalin e antishtetit. E di gjykata këtë, por duhet ta argumentojë. Nuk shkatërrohet shteti se duan 10 të çmendur.

Nëse online ka falsifikime duhet që ta çosh në një gjykatë. Atë e dinë deputetët që kanë marr pjesë dhe kanë votuar. Ata sa kohë nuk kanë asnjë rezervë atëherë çdo gjë është normale. Po këtu mungon shteti, se ata i kapje dhe i fusje në burg edhe të vuanin dënim disa vite, po kur mungon shteti atëherë kanë gjetur këtë zgjidhje me komisionet”, tha Ngjela.

Më tej, Ngjela u ndal edhe tek thirrja në SPAK e ish presidentit, Ilir Meta sa i takon aferës së “CEZ-DIA”.

“Natyrisht, ajo varet nga procedura. Po skam parë që ai ti shkel procedurat, mosvajtja bën që të vendoset arresti dhe është i pandehur në gjendje të lirë dhe është gati dëshmitar. Ai është përgjigjur vajtjes në hetim, hetimi pastaj është sekret”, nënvizoi Ngjela.