Ministrja Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat u ndal tek reformat e ndërmarra në kopshte. Manastirliu u shpreh se në krye të listës së prioriteteve do të jetë edhe reforma e arsimit parashkollor dhe se do të referohen përgjegjësi të reja.
Gjithashtu theksoi se tashmë Task Forca ka vijuar kontrollet në institucionet e arsimit parashkollor.
“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte jopublike dhe 67 prej tyre ushtrojnë veprimtari në përputhje me ligjin. 8 kopshte rezultojnë të mos kenë aplikuar për licensimin përkatës dhe dy prej tyre i është refuzuar licensimi”, tha Manastirliu, ndërsa bëri me dije se është publikuar në faqen zyrtare, lista e institucioneve parashkollore, kopshtet që janë të licensuara.