SPAK ka çuar për gjykim çështjen për shefin e Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh, Lulzim Hasa dhe 4 të akuzuarve të tjerë që akuzohen se jepnin ryshfet 50 deri në 150 mijë lekë për nxjerrjen e një mjeti të sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit.
Mes personave të përfshirë në çështje janë edhe, Lirian Taragjini, Zenel Taragjini, ky i fundit ish-anëtar në këshillin bashkiak të Gramshit, dhe Çelnik Toska.
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 19.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ?ështjes penale me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ç.T, L.H, S.Sh, L.T dhe Z.T.
2. Në seancën e datës 13.11.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 104 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar