MENU
klinika

Politikani serb 'i alarmuar'

Zgjedhjet, ‘shansi i fundit’ i Serbisë për të mos njohur Kosovën

13.11.2023 - 15:10

Serbia do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në 17 dhjetor, të dytat në më pak se dy vjet dhe të 14-at që nga futja e sistemeve shumëpartiake në vitet 1990. Ata do të zgjedhin një parlament të ri, pra një qeveri të re, një kuvend të ri krahinor në Vojvodinë, si dhe autoritete në dhjetëra komuna dhe qytete. Edhe pse Aleksandër Vuçiç, si president i Serbisë, dhe Partia e tij Progresive Serbe (SNS), së bashku me partnerët e tyre të koalicionit, kanë një shumicë të qëndrueshme në Parlamentin serb dhe në shumë komuna, ata megjithatë kanë vendosur të shpallin zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, krahas kësaj, duket se ka një arsye tjetër pse këto zgjedhje konsiderohen kaq të rëndësishme.

Siç shkruan media serbe “Danas”, Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, ka thënë dje se “zgjedhjet e 17 dhjetorit janë të një rëndësie historike”, sepse do të jetë mundësia e fundit për të refuzuar planin “francezo-gjerman” për pavarësinë e Kosovës. “Partia Popullore është qartë, fuqishëm dhe pa mëdyshje kundër këtij plani”, tha Jeremiç në një bisedë me qytetarët e Beogradit.

Ai vlerësoi se zgjedhjet janë rasti i vetëm që të ndryshohet kursi i tanishëm politik në Serbi, pasi siç thotë, Serbi është në kurs të zbatimit të këtij plani. Ish-ministri i Jashtëm, sugjeroi se Serbia nuk duhet t’i bashkohet konflikteve të fuqive të mëdha, por duhet të jetë ushtarakisht neutrale, si dhe të mos vendosë sanksione ndaj askujt, përveç atyre të miratuara nga Këshilli i sigurimit në OKB. “Ne jemi një zgjedhje e sigurt, njerëz seriozë,” shtoi Jeremiç, duke iu bërë thirrje qytetarëve, që me votat e tyre, të mbështesin Partinë Popullore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Kosovës jep njoftimin e papritur

“Do të largohem nga politika pas përfundimit të mandatit”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!