MENU
klinika

“Drejtësia e kapur”

Rama i përgjigjet Metës e Berishës: Reformën e bëri PS, jo Amerika

13.11.2023 - 18:36

Rama sulmoi Metën e Berishën, që thonë se qeveria ka kapur drejtësinë, ndërsa vijon të mburret dhe të trumbetojë se pa të nuk do të kishte reformë në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama duke se ka filluar ta besojë vërtet se ishte ai që solli reformën në drejtësi dhe jo amerikanët.

Pas deklaratave të 10 ditëve më parë, kryeministri ka ripërsëritur sërish sot se ishte PS që bëri reformën rrënjësore në gjyqësor dhe amerikanët vetëm sa e mbështetën. Rama ishte në Pogradec, ku mblodhi Asamblenë e PS në këtë qytet. Ai sulmoi Metën e Berishën, që thonë se qeveria ka kapur drejtësinë, ndërsa vijon të mburret dhe të trumbetojë se pa të nuk do të kishte reformë në drejtësi. Kjo është sfida e dytë që Rama u bën amerikanëve.

“Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu, sidomos nga ata që kanë pasur e kanë pushtet që të funksionojë kështu. Prandaj e thonë. Sepse kështu ka funksionuar kur kanë qenë ata në pushtet që drejtësi ishte farsë. E telekomanduar. Sot nuk është. Natyrisht ka gjëra që nuk jemi dakord, ka gjëra që mund t’i diskutojmë, por është fakt. Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm. Nuk ka më të paprkeshëm. Dhe kjo erdhi nga qielli. Janë disa që thonë se solli Amerika. Po si e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, Partia Socialiste”, tha ai.

Rama sulmoi edhe opozitën. Ai deklaroi se ajo është vetëm pengesë për të ardhmen e vendit, teksa u ndal sërish te rritja e pagave dhe taksat.

“Kundërshtarët tanë janë pengës që duhet ta kapërcejmë për të vijuar të rrisim pagat, pensionet, mbështetjen për njerëzit, për të vazhduar të rrisim mundësitë. Dhe për ta bërë këtë pa rritur asnjë taksë”, tha ai.