MENU
klinika

Nga eksporti, te diamantet…

Çfarë përmban paketa e 12-të e sanksioneve të BE ndaj Rusisë

14.11.2023 - 12:18

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Joep Borrell ka parashikuar se paketa e re e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë mund të miratohet dhe të prezantohet këtë javë.

Borrell theksoi se paketa e 12-të e sanksioneve do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti, mes tyre diamante, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që të ulë të ardhurat që Rusia po merr.

“Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do të miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t’u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime. Kjo rregullore e Këshillit mund të miratohet të mërkurën me një propozim të përbashkët që unë dhe Komisioni Evropian do t’ia paraqesim Këshillit”, tha Borrell.

Sipas mediave të huaja, paketa e re mund të përfshijë më shumë se 100 persona fizikë dhe 40 persona juridikë. Ka gjithashtu diskutime për ndalimin e punësimit të rusëve në të ashtuquajturit sektorë të ndjeshëm dhe riatdhesimin e aseteve ruse në BE.