14.11.2023 - 14:06
Nëntori për fermerët në Myzeqe është muaji i mbjelljes së grurit.
Por reshjet po vonojnë procesin, sepse në tokë të lagur bujqit e kanë të pamundur të punojnë.
“Janë bërë tokat det. Nuk hyn dot zetori. Gruri duhej të ishte mbjellë që me 5 nëntor”.
“Është baltë“- shprehen bujqit.
Kjo situatë po i sjell shumë probleme pasi periudha që është me optimalja për të mbjelle grurin është nga data 5 deri ne 25 nëntor.
Dy vite e fundit gruri ka qenë një nga prodhimet bujqësore që është mbjellë më shumë për shkak te kërkesave që nxiti lufta në Ukrainë kur pati dhe luhatje të çmimeve. Edhe kur çmimet e drithit pësuan ulje, sërish interesi për ta mbjellë këtë kulturë mbeti i lartë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mollët mbeten stok
“Do t’i shkul të gjitha”, fermerët në vështirësi financiare
Ricardo Hausmann/ Project Syndicate
‘Mrekullia shqiptare’-Analiza që profesori i huaj i kushtoi Shqipërisë
Largimi poshtërues i presidentit
BBC: Si u kthyen në zuzarë heronjtë e luftës në Sri Lanka
Analiza nga REL