MENU
klinika

Flet për 21 janarin

Braho deklaratë të fortë: Njeriu që i nxirrte frikën Saliut ishte Azem Hajdari, por iku shpejt!

14.11.2023 - 22:28

Ish-deputeti Spartak Braho ka treguar se ditën e 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues përpara Kryeministrisë ka qenë në zyrë. Në protestë, Braho thotë se ka qenë djali i tij. Deklaratat u bënë në “Frontline”, teksa kujtoi se i vetmi njeri që i fuste të dridhurat Berishës ishte Azem Hajdari.

-Si e mbani mend 21 janarin?

Spartak Braho: Kam qenë në zyrë kurse djali im ka qenë aty përpara Kryeministrisë me shokë të tjerë kanë pritur dhe plumba sipër kokës. Janë shkrehur fishekë për të trembur njerëzit.

-Si keni përcjellë 21 janarin?

Spartak Braho: Me dhimbje. Përjetimi është njerëzor, human. Dhimbjen më të madhe e patën familjarët e viktimave. Mora vesh se plumbat që kishin goditur ata ishin të automatikëve të gardës.

Spartak Braho: Saliu kishte frikë më 21 janar. Ai është frikacak, mos e shiko që bërtet ashtu. Ai ishte frikacaku më i madh. Njeriu që i nxirrte frikën Saliut ishte Azem Hajdari por iku shpejt.

-Nga se kishte frikë?

Spartak Braho: Kanë ikur dhe socialistët nga zyra në 98. Ikën se e dogji Saliu të gjithë kryeministrinë. Nuk do të thotë gjë që ikën nga zyra, kur shikon që të vijnë forca të gjakësuara do largohesh. Porositë e gardistëve ishin qëlloni direkt në mish.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN