Zanafilla e diskutimeve për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, ka nisur përpara se kryeministrja italiane Giorgia Meloni të vinte për pushime në Vlorë. Rama tha se ia ka propozuar në një prej takimeve të para dhe propozimin ia ka bërë Meloni. Më pas kanë rënë dakort për të ngritur një grup të përbashkët pune që më pas finalizoi draftin e përbashkët.
Pyetje: Duket se çështja e ka zanafillën nga vizita e Melonit në Vlorë? A ka qenë ajo që ka insistuar? Si nisi marrëveshja?
Rama: Është më larg se kaq. Ka nisur në një nga takimet e para që kemi pasur. Ajo më ka shpjeguar cili është qëndrimi i saj për këtë temë dhe nëse ne do të ishim të disponueshëm të diskutonim mbi mundësinë e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, për ta adresuar këtë çështje. I kam thënë se kemi pasur kërkesa të tjera nga vende të tjera Evropiane dhe kemi qenë të mbyllur. Por kur Italia kërkon diçka ne jemi ndryshe, e diskutojmë. Kur erdhi për pushime kemi diskutuar për shumë tema dhe një prej tyre ka qenë kjo. I thashë të ngremë një grup të përbashkët. I thashë që Shqipëria nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e këtij problemi por mund të ndihmojmë. Ama duhet një qartësi në ndarjen e përgjegjësive dhe të së drejtës së përbashkët. Kemi ngritur nga ekip të përbashkët të fushave të ndryshme nga siguria te e drjeta europiane. Kemi pasur shkëmbim të drafteve dhe pastaj në fund kemi rënë dakord për tekstin e marrëveshjes dhe e kemi formos. Pasi e kemi miratuar në qeveri do ta çojmë në parlament.
Zbulon zanafillën
Marrëveshja me Italinë, Rama: Meloni ma propozoi para se të vinte në Vlorë
14.11.2023 - 22:20