MENU
klinika

Marrëveshja me Italinë

Rama tregon arsyen pse u zgjodh Lezha për strehimin e emigrantëve

14.11.2023 - 22:52

Kryeministri Edi Rama ka treguar se përse është zgjedhur Lezha si qyteti për të strehuar përkohësisht klandestinët në bazë të marrëveshjes për emigrantët me Italinë.

Në një interviste për emisionin “Repolitix” në ‘Report Tv’, ai tha se vendi nuk është vendosur arbitrarisht por janë studiuar disa opsione. Sipas tij Lezha ishte vendi më i përshtatshëm për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset që është në krah të spitalit repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit.

“Kur është vendosur vendi nuk është vendosur arbitrarisht por janë studiuar disa opsione. Është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset që është në krah të spitalit repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit. Është një operacion që për sa na takon së pari Shqipëria ofron hapësirën por nuk ka asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejt e menaxhon të gjithën Italia. Edhe fondet janë të Italisë. E vetmja gjë që do impaktojë zonën eshte se ata njerëz që do strehohen aty do ushqehen do shërbehen dhe kjo do ti shërbejë zonës sepse zona, bizneset në zonë do kenë një klient të ri që do marrë ato shërbime. Të gjitha aspektet e tjera s’do kenë asnjë mundësi të impaktojnë sigurinë, qetësinë”, tha Rama.