Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Repolitix” në Report Tv ka shpjeguar detaje nga marrëveshja e emigrantëve me kryeministren Giorgia Meloni. Rama tha se lajmet që janë përhapur se do të vijnë vetëm burra në Shqipëri, nuk janë të vërteta.
“Ju kujtohet që doli një lajm që do vijnë 500 mijë luftëtarë të ISIS këtu. Vazhduan ta besojnë. Pastaj doli një lajm tjetër. Nxorën se do vijnë refugjatë nga Britania e Madhe. Ndërkohë që duke nxjerrë marrëveshjen e vërtetë me Italinë, po atë ditë që u firmos evitohen këto spekulime. Meloni në konferencë shtypi tha se në këtë operacion nuk do përfshihen gratë shtatzëna dhe minorenët. Ishte fjala për minorenë të vetmuar. Pse? Sepse nëve vjen një grua shtatzënë apo minoren duhen marrë në mbrojtje nga shteti. Në Itali filloi dhe këtu u bë e madhe. Do vijnë 3 mijë burra afrikanë. Ça do ndodhë me vajzat e Lezhës. Filloi çmendura. Nëse ata kanë familje do vijnë si familje. Nuk do ndajë njeri gruan me burrin për të marrë meshkujt për t’i çuar në Shqipëri. Thoshte njëri në koment tua shuajt fara ty se na shkagtgërrove rracën? Avganët erdhën….”, tha Rama në Report Tv.
‘Pse përjashtohen vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët’
Rama sqaron spekulimet për marrëveshjen me Italinë: Filloi çmenduria
14.11.2023 - 22:54