Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ndërtimit të një ujësjellësi nga Shqipëria për rajonin e Puglias në Itali, është një ide e viteve 1930 dhe shtoi se vendi ynë ka qenë gati që prej asaj kohe por Italia nuk e ka vijuar projektin për shkak se ka kosto tepër të madhe.
“Është një temë që është hapur në vitet 1930. Ideja që Puglia të merrte ujë nga Syri i Kaltër. Atë temë e kanë prekur të gjithë kryeministrat e Italisë dhe ja ku jemi. Ne kemi qenë gati që nga vitit 1930, ka një arsye përse nuk është bërë deri tani, sepse është një projekt gjigand, kur shohin koston thonë po e lëmë për pak më vonë”- tha Rama në Repolitix.
Kujtojmë se në fillim të këtij viti kreu i rajonit të Puglias, Michele Emiliano deklaroi se kishte diskutuar me Ramën për këtë projekt dhe se kryeministri shqiptar kishte shprehur interes.
“Kostoja, shumë e lartë”
Projekti për të furnizuar me ujë rajonin e Puglias, kryeministri: Ide e vitit 1930, Shqipëria ka qenë gati
14.11.2023 - 23:15