MENU
klinika

Pas dakordësisë me Melonin

A do të pranonte marrëveshje për refugjatët me Gjermaninë? Përgjigjet Rama

14.11.2023 - 23:16

Kryeministri Edi Rama mbrojti marrëveshjen me Italinë për strehimin në Shqipëri të një pjesë të refugjatëve që do të vijnë përmes ujrave të Mesdheut.
Në emisionin “Repolitix’ në Report Tv i pyetur nëse e kanë kërkuar shtete të tjera tha se ‘nuk është korrekte të përmenden emrat e shteteve të tjera” dhe se është Italia i vemti shtet që mund të ketë këtë favor e askush tjetër.
I pyetur nëse do bëjë një marrëveshje të ngjashme me Gjermaninë, nëse i kërkohet, kreu i qeverisë u përgjigj me “jo”.
Më tej Rama tha se strehimi i refugjatëve në vend nuk pritet të ndikojë në turizëm.