Lori Bala së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiences së saj si anëtare e jurisë së “Dancing with the Stars”.
Ajo tregoi se është ndier shumë e lumtur në mometin që i erdhi ftesa për t’iu bashkuar jursë së konursit të kërcimit.
“Shumë e lumtur. Në momentin që mora ftesën u lumturova shumë. nuk e mendoja që do kisha këtë përgjegjësi që po kaloj tani në këto 6 javë. Ishte maksimumi që mund të merrja. Maksimumi i vlerësimit që mund të merrja mbas 8-9 viteve të Dancing. Nuk ka më maksimum pasi ti kërcen 9 vite, të jesh pjesë e jurisë është besoj maksimumi im profesional.”– tha balerina.
Nga ana tjetër përsa i përket marrëdhënies me tre anëtarët e jurisë, Lori tha se ka një raport shumë të mirë me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Olta Gixharin por sipas saj kjo e fundit është “tërhiqe dhe mos e këput”.
Pjesë nga intervista:
Bieta Sulo: Deri përpara kësaj tavoline, kësaj tryeze përgjegjësie që është juria e “Dancing With The Stars”, cila ka qenë marrëdhënia jote me Ilirin?
Lori Bala: Unë me Ilirin jemi njohur që në edicionin e parë të DWTS, ndoshta 15 vite. Unë 21 vjeç kam nisur Dancing, kështu që kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Iliri më ka vlerësuar gjithmonë si balerinë dhe unë e kam vlerësuar gjithmonë.
Bieta Sulo: Si është raporti juaj sot, pas 6 javësh Dancing?
Lori Bala: Kemi një raport shumë të mirë, ndoshta nuk e di se si vjen nga ekrani, por besoj që kuptohet se nuk kam…, jo me Ilirin por as me Oltën, se ndoshta duket se kam konflikt edhe me Oltën, por jo. I kam marrëdhënie shumë të mira.
Bieta Sulo: Si do e cilësoje marrëdhënien me Oltën?
Lori Bala: Olta është ‘tërhiq e mos e këput’ them unë. E hedh batutën, unë nuk para i shkoj shumë mbrapa batutës së Oltës. Është karakteri i Oltës, aty e ka të bukurën te batutat e bukura që bën, te ngacmimet. Kështu që unë jam ok edhe me Oltën dhe me Ilirin.
Bieta Sulo: Po me Valbonën?
Lori Bala: Akoma dhe më mirë me Valbonën.
Bieta Sulo: Kjo nuanca akoma më mirë me Valbonën kupton që ka diçka me dy antarët e tjerë.
Lori Bala: Jo. Janë gjëra të bukura, janë ngacmime pozitive. Nuk janë gjëra që mund të shihen gegativisht nga ekrani, nga publiku.