MENU
klinika

“Sikur deri në tarracë të shkojnë, 7 penxheret të kalojnë, nuk ka shans që…”

Rama ironizon deputetët e opozitës: Dikur ishin dema, tani e dini çfarë janë

15.11.2023 - 18:26

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë Asamblesë së Zgjeruar mbajtur sot në Dibër, ka komentuar situatën dhe reagimet e fundit nga opozita. Rama tha se kërkesat e opozitës duhet që të përputhen me Kushtetutën, përndryshe sipas tij nuk do të mund të bëjnë asgjë edhe nëse “ngjiten nga dritaret, e deri në tarracë’.

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën. Për këtë Gjykata Kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë.

Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që t’i bëjnë me miratimin tonë. Ne jemi këtu për të qeverisur, patjetër që jemi këtu për të dëgjuar dhe respektuar ata që kanë detyrën dhe të drejtën që të thonë çdo gjë që mendojnë kundër atyre që mendojmë ne… por nuk jemi këtu që të humbasim kohë dhe mundësi për këtë vend, për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi për ata që prej 2013 kanë bërë të njëjtën gjë.

Në 2013 fituam ne, nuk kaluan 2-3 muaj filluan avazin ‘nuk njohim zgjedhjet’. Në 2015 përsëri i njëjti avaz. Në 2017 u futën në çadër, por në fakt për të mos ardhur në Parlament që të votojnë Vetingun. Që kur kemi nxjerrë flamurin e reformës në drejtësi, sikur nxorëm një rrotë të kuqe që sa e shohin i turren si dema të tërbuar. Por nëse dikur ishin dema, tani e keni parasysh se çfarë lloj….

Në 20198 ikën fare, u zhdukën, morën malin dhe menduan se gjithë Shqipëria do ngjitej në mal dhe do u thonte ‘ju lutem kthehuni, se do hidhemi në greminë’. Në 2021 përsëri e njëjta gjë. Dhe pasi të gjithë së bashku thanë ‘fituam’, se ata fitojmë gjithmonë, por ne duhet të qeverisim.

Pastaj fillojnë të gjejnë kush e ka fajin… dhe sot nuk dihet më ku e kanë kokën dhe ku i kanë këmbët, duart, dihet vetëm ku e kanë mendjen. E kanë te 7 penxheret. Nuk i ndihmojmë dot!”, tha Rama.