MENU
klinika

Paralajmëron Artur Zheji

“Mund të ketë marrëveshje mes kryeministrave që Beleri të bëhet ‘koka e turkut'”

17.11.2023 - 11:05

Analisti Artur Zheji, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, kërcënimin e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, foli për një teori konspirative për një marrëveshje të mundshme, mes kryeministrave Rama dhe Mitsotakis për ta përdorur arrestimin e Fredi Belerit si kartë elektorale në Shqipëri dhe Greqi.

“Që ne të pranojmë se Rama nuk pyet për integrimin evropian, duhet të pranojmë se Rama është aktori pas burgosjes së Belerit, ka fabrikuar provat kundër tij, ka fabrikuar identitetin e tij si hajdut elektoral, identitetin e tij se nuk duhej të kandidohej fare sipas biografisë që ai ka.

Unë nuk besoj se Rama ka gjithë këtë pushtet, se ky qenka mik të gjithë udhëheqësit e botës, ndaj le të presim dialektikën sepse ai nuk kapet në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.

Kam dëgjuar një teori konspirative që shpjegon. Arrestimi i Belerit u krye në prag të dy palëve zgjedhjeve: atyre lokale në Shqipëri dhe politike në Greqi. Të dy aktorët që ishin në zgjedhje, fituan nga arrestimi i Belerit. Rama doli më patriot, më nacionalist, se ishte pas arrestimit dhe ndërtoi një fushatë nacionaliste dhe thuhet e ka të dhëna të sakta se janë rritur me 7 për qind preferencat e Mitsotakit. Sipas një teorie konspirative që nuk është e imja, ka një marrëveshje mes kryeministrave që Beleri të bëjë “kokën e turkut” dhe të futet në burg se u shërben elektoralisht të dy palëve. Mendoj se kjo që po bën Mitsotakis tani është kërcëllitja e dhëmbëve se s’ka çfarë të bëjë tjetër. Greqia është i vetmi vend evropian që thotë se nuk ka asnjë minorancë në vendin e vet”- u shpreh ndër të tjera Zheji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"SPAK të hetojë si u zhduk dosja e Belerit një vit më parë"

“Greqia do t’i rikthehet tensioneve etnike në Himarë”, Idrizi: Protesta e paarsyetuar

Greqia, mundësi reale ta bllokojë Shqipërinë

Analiza e REL/ Matematika e re e zgjerimit të BE-së!