MENU
klinika

“Beleri, çështje e drejtësisë”

Manja: S’besoj se Greqia do bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë

17.11.2023 - 12:34

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë shqiptare sa i përket kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli për blerje votash.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me shoqatat e bizneseve të huaja në Shqipëri, Manja tha se çështja e Fredi Belerit i përket drejtësisë.

Sa i përket bllokimit që ka bërë Greqia për Shqipërinë në këtë etapë duke mos firmosur hapjen e kapitujve të vendit tonë me BE-në, ministri Manja theksoi se është besimplotë që Athina zyrtare nuk ka për ta penguar rrugën drejt Bashkimit Europian.

Pyetje: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet prej 6 muajsh në paraburgim, ndërkohë që tashmë Greqia duket se ka vendosur veton e parë sa i përket grup kapitujve të parë të cilët pritet të mbahen në Dhjetor. Është konfirmuar dhe nga Kryeministri Mitsotakis. Keni një koment në emër të Qeverisë?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Më duhet të pohoj qëndrimin tonë konstant, Beleri është çështje e drejtësisë. Sigurisht që Greqia ka qëndrimet dhe pretendimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Ky është qëndrimi që kam unë.

Pyetje: A mendoni se është presion deklaratat e vazhdueshme të autoriteteve greke?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Unë nuk besoj se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka një qëndrim të dëshmuar të Greqisë në përkrahjen e Shqipërisë në të gjitha proceset integruese të vendit. Edhe kësaj radhe kam bindjen që Greqia nuk do të jetë penguese në procesin tonë drejt BE-së.

Pyetje: E bëri me Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: E bëri për Maqedoninë e Veriut, por me Shqipërinë marrëdhëniet tona me Greqinë dhe qëndrimi i Greqisë në raport me Shqipërinë në gjithë këtë trajektoren tonë drejt BE sigurisht ka qenë pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"SPAK të hetojë si u zhduk dosja e Belerit një vit më parë"

“Greqia do t’i rikthehet tensioneve etnike në Himarë”, Idrizi: Protesta e paarsyetuar

Athina, qejfmbetur në Tiranën!

Zëdhënësi i Mitsotakis: Pse nuk e ftuam Ramën