MENU
klinika

"Rama e përdor si pronë të tij Shqipërinë, sikur e ka..."

Marrëveshja me Melonin, Goxhaj ‘thumbon’ kryeministrin

17.11.2023 - 13:37

Eksperti i gjeo-politikës Dritan Goxhaj i pyetur gjatë një interviste televizive për marrëveshjen Rama-Meloni u shpreh se është shkelur rëndë parimi i ekstraterritorialiteti. Momenti kur një vend si Shqipëria i jep territor një vendi tjetër është për ambasadë apo për një bazë ushtarake të NATO-s. Në rastin e Gjadrit nuk është asnjëra nga këto.

Ai thotë se Rama po e përdor Shqipërinë si pronën e tij, sikur e ka trashëgimi nga i ati.

Dritan Goxhaj: Duhet të bindim qoftë deputetët ata që mundemi, qoftë njerëzit. Ekstraterritorialiteti është kur një vend i jep një territor një shteti tjetër dhe ai vend ushtron të gjitha ligjet e vendit të tij. Ky territor do të jetë në kontrollin e ligjit italian. Duke e dhënë një bazë ushtarake, për të përjashtuar Këshillin bashkiak të Lezhës. Jepet vetëm për 2 arsye, për ambsada dhe baza ushtarake të NATO-s. Nuk është asnjëra nga të dyja. Duhet të ishte Presidenti i Republikës, sepse është bazë ushtarake. Rama e ka përdorur si pronë të tij Shqipërinë. Sikur ia ka lënë baba. Prandaj duhe të çohemi në protesta që t’i themi Italisë që nuk i duam. Këto përbëjnë vetëm 0.6% të refugjatëve, pra nuk përbëjnë problem për Europën. Pse vijnë në Shqipëri?!

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin