MENU
klinika

"Model inovativ"

Meloni mbron në Zagreb paktin me Ramën për refugjatët: Do jetë shembull për të tjerët!

17.11.2023 - 18:08

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët të cilët do të vijnë dhe do të akomodohen në Shëngjin.

Meloni shprehu mbështetjen dhe vlerësimin e saj për marrëveshjen duke e cilësuar atë si një model inovativ dhe inteligjent gjatë deklaratave të përbashkëta në përfundim të takimit dypalësh me kryeministrin kroat në Zagreb.

Sipas numrit një të Italisë, kjo marrëveshje mund të shërbeje edhe si një shembull për të tjerët.

Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë”, tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci.

Meloni theksoi rëndësinë dhe interesin e treguar nga partnerët e tjerë evropianë për këtë marrëveshje, duke nënvizuar se suksesi i marrëveshjes do të varet nga aftësia e Italisë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Liderja italiane theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje si një shembull i mundshëm për t’u përsëritur, duke theksuar besimin e saj në efektivitetin e kësaj zgjidhjeje për të menaxhuar dhe adresuar sfidat që lidhen me flukset migratore.

Meloni shprehu besimin e tij në potencialin e marrëveshjes për të ofruar një zgjidhje pragmatike dhe efektive, duke përsëritur vlerësimin e tij për qëndrimin e mbajtur nga Italia në këtë çështje.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri, emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.