MENU
klinika

Më i freskëti, fundi-peshqir

Njihuni me krijimet më të çuditshme të markës Balenciaga

20.11.2023 - 08:21

ë prej vitit të kaluar dhe deri tani marka luksoze Balenciaga është kritikuar ashpër për disa fushata që seriozisht kanë marrë edhe me mijëra komente negative në platforma të ndryshme sociale dhe kanë krijuar debat. Gjithçka nisi me fushatën kontroverse të arushit të pelushit të lidhur me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie dhe që ngjalli polemika dhe reagime të shumta në internet. Por nuk mbetët pas edhe shapkat si shishe, vathët si lidhëse këpucësh, çanta si qese plehërash apo IKEA tani së fundmi edhe peshqiri si fund.

Këto fushata reklamash jashtëzakonisht të çuditshme sigurisht që kanë sjellë reagime të pafundme nga njerëzit që pyesnin nëse marka e ka seriozisht apo tallet. Për më tepër, marka është “anuluar” kryesisht në mediat e njohura, duke bërë që të famshëm të heqin dorë prej saj dhe të fshijnë postimet e tyre në mediat sociale të veshur me veshje Balenciaga. Dhe, e gjithë kjo ngre pyetjen: pse Balenciaga ka nisur të publikojë një seri kaq të çuditshme dhe fyese veshjesh?

Epo në thelb “e çuditshmja” është diçka e Balenciaga-s. Kompania është në qendër të vëmendjes së botës së modës duke krijuar pjesë të çuditshme dhe të guximshme nga koleksioney e tyre që i bëjnë konsumatorët të rishikojnë se çfarë është në të vërtetë është modë. Shumë prej produkteve të tyre priren më shumë drejt artit modern sesa modës tradicionale dhe, ashtu si arti modern, shumë prej tyre nuk kanë kuptim.

Më poshtë ju sjellim edhe njëherë në vëmendje disa nga veshjet, produktet apo aksesorët që Balenciaga ka nxjerrë në treg dhe kanë krijuar polemika.

Çanta Lays
Çizmet Chevalier
Çanta IKEA
Taka të larta Crocs
Shapkat si shishe
Vathët si lidhëse
Çanta si qese plehërash
Çanta me dorezë
Fundi si peshqir

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimin gjykojeni vetë...

Balenciaga: çantë, apo mbeturinash?!