MENU
klinika

Video

“Lulin dogjët?”, dalin pamjet kur deputetët demokratë i vunë flakën tavolinës së Bashës në Kuvend

20.11.2023 - 15:26

Seanca e sotme plenare u mbyll mes kaosit, tymueseve dhe zjarrit që u shkaktua nga tymueset që u hodhën nga deputetët e opozitës.

Mirëpo, vendi ku ra zjarri ishte në tavolinën ku ulet deputeti dhe njëkohësisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas zjarrit, garda dhe deputetët e pranishëm nxituan që të shuanin flakët.

Në sfond dëgjohen deputetët e opozitës të thonë:

Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën (Qesh)

(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është, leje.

Bardhi: Hajde se e Bashës është, s’ka gjë