MENU
klinika

Në Europian si vend i parë

Shqipëria “buzëqesh” pas barazimit në “Air Albania”

20.11.2023 - 23:59

Shqipëria shkon në Europian si vend i parë i grupit, pas barazimit pa gola në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe. Një mundësi e mirë në minutën e 18-të nuk u shfrytëzua si duhet nga Daku, por për fat të mirë ishte pozicion i parregullt.

Në mesin e fraksionit të parë, mysafirët nga Ishujt Faroe ndërmorën iniciativën për të sulmuar, duke rrezikuar të pësojnë gol nga një kundërsulm. Në fund, ekipi i Sylvinhos shtoi presionin, Bajrami provoi nga distanca, ndërsa në shtesë portieri i mohoi golin Dakut.

Në të 55-tën, Bjartalid për pak sa nuk surprizoi Strakoshën, me topin që shkoi shumë pranë portës. Pak më vonë, Asani provoi të zgjidhë vetë ndeshjen me goditjet tipike të tij, pa ia dalë dot. Pavarësisht ndryshimeve të teknikut, djemtë tanë nuk siguruan dot 3 pikëshin. Kështu, përfundimisht jemi të parët me 15 pikë, ndërkohë që ekipi tjetër që shkon në Europian është Çekia, pas suksesit 3-0 me Moldavinë.