MENU
klinika

Detaje nga arrestimi

Nën akuzë për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i IKMT Sarandë

23.11.2023 - 13:53

Drejtori i IKMT-së së Sarandës, Nasip Hoxha ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme (22 nëntor). Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre, por ende nuk ka detaje të tjera.

Arresti i tij është kryer mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas ai është transferuar për në spital, pasi nuk është ndier mirë.

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i drejtorit të IKMT-së në Sarandë Nasim Hoxha. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Hoxhës është bërë në vijim të operacionit “Mjegulla”.

57 vjeçari akuzohet se ka detyrën duke favorizuar dhe lejuar qytetarë të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:
N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë