MENU
klinika

Zëdhënësi zbulon arsyet

Kurti nuk merr pjesë në samitin e Diasporës

23.11.2023 - 14:00

Në Tiranë u zhvillua sot Samiti i tretë për Diasporën. Atje, me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, po merr pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por jo kryeministri Albin Kurti.

Në një përgjigje për Balkanweb, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se Kurti nuk mund të merrte pjesë në këtë samit për shkak të angazhimeve në agjendë.

“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, tha Kryeziu.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!