MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A janë tiket nervore një problem i zakonshëm i femijërisë?

24.11.2023 - 08:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A janë tiket nervore një problem i zakonshëm i femijërisë?

Mjeku: Një tik është një lëvizje motore ose një vokalizim i papritur, i shpejtë, i përsëritur dhe jo-rritmik. Tiku mund të jetë, i thjeshtë (përfshin disa muskuj ose tingulli i thjeshtë) ose kompleks (përfshin grupe të ndyshëm muskujsh që futen «në lojë» në mënyrë të «orkestuar» ose fjalë ose fjali.

Çfare është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette ose çrregullimi Tourette është një gjendje ku individi ka të pranishëm si tike motore edhe ato vokale për një farë kohë përgjatë zhvillimit të sëmundjes, të cilat dhe mund të mos ndodhin në të njëjtën kohë. Që të ketë diagnozën Tourette fillimi i tikeve është përpara moshës 18 vjec. Shfaqja e tikeve nuk duhet të jetë si pasojë e efekteve të përdorimit të barnave apo prej ndonjë sëmundjeje fizike si p.sh infeksionet trunore pas gjendjeve virale (encefaliti post viral).

Cilat janë simptomat më të zakonshme të sindromës Tourette?

Tiket janë simptomat më të zakonshme. Tiket në sindromën Tourette mund të jenë motore të thjeshta ose komplekse ose mund të jenë vokale të thjeshta apo komplekse. Pra, fëmija mund të shfaqë levizje të muskujve të syve, hundës, gojës, qafës, shpatullave, barkut, këmbëve, si veç e veç ashtu dhe në mënyrë të sinkronizuar.

Kush e diagnostikon sëmundjen Tourette?

Tiket së pari mund t’í vënë re prindërit ose edukatorët e mësuesit e fëmijës. Po ashtu tiket mund të vihen re edhe nga mjeku pediatër i fëmijës apo mjeku i familjes në persona më të rritur. Nëse vihen re tike motore apo vokale tek një fëmijë, adoleshent apo adult do duhet të personi të dërgohet për vlerësim tek psikiatri per fëmijë dhe adoleshentë, apo edhe te neurologu. Një fakt i rëndësishëm për t’ú ditur nga profesionistët e shëndetit është se pacientët me tike mund të mos i kryejnë ato ndërsa vizitohen për herë të parë të mjeku, vecanërisht nëse mjeku nuk ia ndan sytë pacientit. Në këto raste këshilla e duhur është që historia e sëumundjes apo historia e zhvillimit (kur janë fëmijë) të merret nga burime të ndryshme, të kryhen më shumë sesa një vizitë dhe më e rëndësishmja, t’í kërkohet pacientit ose prindërve të tij/saj) një video e kryer në shtëpi, për të parë sjelljen e pacientit. Mjeku duhet të stërvitet të vëzhgojë pacientin edhe duke mos e parë direkt në sy, por ta ketë në fushën e shikimit edhe kur flet me prindin apo kur plotëson kartelën mjekësore.

A është sindroma Tourette e njëjtë me çrregullimin e Tikeve?

Jo nuk janë e njëjta gjë ndonëse kanë të dyja prani të tikeve. Çrregullimi i tikeve karakterizohet nga prania e tikeve motore ose atyre vokale, që ndodhin gjatë kohës së sëmundjes, por jo njëkohësisht. Tiket e thjeshta ose komplekse mund të ndodhin pothuaj cdo ditë ose me ndërprerje për një periudhë për më shumë se 3 muaj të njëpasnjëshëm dhe që nuk plotëson kuadrin klinik të tikeve për Tourette.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN