Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri përveçse bën një muzikë të mirë që dëgjohet dhe preferohet pafund nga publiku shqiptar, ajo dallohet gjithashtu për format perfekte trupore.
Artistja shpesh herë ka ndarë me publikun fotografi nga palestra ku është parë teksa ushtrohet fizikisht.
Në fakt, Dafina Zeqiri është e njohur për pasionin e saj për fitnes, ku ndjek një rutinë të disiplinuar dhe përpiqet që të gjejë kohë për ta ushtruar atë gjatë dites së saj të ngarkuar.
Mirëpo duket se përveç palestrës, këngëtarja paska zgjedhur që nga dieta e saj të mos e hajë mishin.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, mbrëmjen e kaluar, këngëtarja ka treguar se kishte 12 vjet që nuk hante mish pavarësisht se mbrëmë mesa duket e ka thyer këtë rregull strikt.
Në fotografinë e publiku në Instastory, artistja ka publikuar një pjatë të madhe me mish ndërkohë që pranë saj gjendet gjithashtu një miku i saj, i cili duket që është gëzuar pafund që Dafina më në fund ka vendosur që të konsumojë sërish mish.
“U gëzua njëri që unë ia nisa të ha mish sërish mbas 12 vitesh”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit.