MENU
klinika

Dyshimet e ministrit boshnjak

Alarm në BiH, në Republikën Srpska po stërviten ushtarë rusë

24.11.2023 - 13:26

Ministri i Mbrojtjes të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez ka deklaruar se në Republikën Sërpska të drejtuar nga Milorad Dodik, ka kampe trajnimi ushtarake ruse në zonën e Rogaticës, në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore dhe në zona e malit Magliq.

“Nuk është sekret, njerëzit e shohin, fshatrat përreth Rogaticës, njerëzit e fotografojnë, në mes të ditës që aty ka një stërvitje. Kam fotografi, do t’i shfaq në televizion.”, tha Helez dhe shtoi se “nuk duhet të dërgojë fotografi që dokumentojnë ekzistencën e kampeve ushtarake”.

Menjëherë ka reaguar edhe Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës nga partia e Milorad Dodik, i cili i ka kërkuar që “sa më shpejt të jetë e mundur thirrja e një seance urgjente të Komitetit Ekzekutiv të Inteligjencës në lidhje me pretendimet e Ministrit të Mbrojtjes Zukan Helez për ekzistencën e kampeve të stërvitjes ushtarake dhe formacioneve paraushtarake në territorin e Republikës Serbe”.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme kur ministri i Mbrojtjes, pa asnjë provë, bën publikisht pretendime të tilla kundër Republikës Serbe. Mund të karakterizohet si nxitës i intolerancës dhe frikës kombëtare. Me veprime të tilla ai nuk kontribuon aspak në stabilizimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Kosharac për agjencinë e lajmeve SRNA.

Përplasjet mes serbëve dhe boshnjakëve kanë vijuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Më 12 nëntor, një grup përfaqësuesish të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, të cilët vijnë nga entiteti Republika Serba, i shkruan Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian, duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina “ka qenë një strehë për radikalët islamikët për një kohë të gjatë”.

Tre ditë më vonë, në të njëjtën adresë u dërgua një letër nga deputetët e Parlamentit të BeH-së, të cilët janë nga entiteti i Federatës së BeH-së, në të cilën ata thanë “se kërcënimi më i madh për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është i shpikur nga radikalizmi fetar”, por nga veprimet e zyrtarëve të Milorad Dodikun, që janë në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!