Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet e fundit Kosova-Serbi. Ajo shprehet se drafti i Asociacionit i pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 21 tetor nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e vendit.
Gërvalla, në një deklarat╒ për media, tha se i siguron qytetarët që institucionet e Kosovës nuk pranojnë asnjë draft i cili do ta dëmtojë shtetin.
“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne, po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësime tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të”.Unë i’u lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka asnjë tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, tha Gërvalla.
Ministrja e Jashtme u pyet edhe për komentet që Qeveria e Kosovës i ka dërguar BE-së lidhur me draftin, por tha se nuk mund të flas pasi që e shkel marrëveshjen që kanë bërë bashkë me aleatët.