Nëntorin e festave, DRTK Shkodër e nisi me prezantimin për herë të parë, të fondit të paekspozuar të një grupi armësh të cilat janë pjesë e arkivit të Muzeut Historik të Shkodrës.
“Një moment i rëndësishëm për të rizbuluar pasurinë e Shkodrës përmes fuqisë së këtyre objekteve me ndikim në kontekstin historik për shoqërinë tonë”, thuhet në publikimin online të DRTK Shkodër.
Nisma ka ardhur në kuadër të një bashkëpunim të mirë me Bashkinë Shkodër, bashkëpunim i cili ka bërë të mundur që një pjesë e armatimeve nga ky fond të restaurohen me mbështetjen e specialistëve të DRTK Shkoder.
“Kjo është një përpjekje e përbashkët për të rivendosur vlerën, elegancën dhe fuqinë që mbartin këto objekte të rralla që mbajnë gjallë trashëgiminë e shekujve të kaluar”, shprehet DRTK Shkodër.