MENU
klinika

Strehim për 13 mijë familje/ Kush përfiton

Drafti: Ndihma ekonomike jo më pak se 16.000 lekë/muaj

24.11.2023 - 17:29

Niveli i ndihmës ekonomike nuk duhet të jetë më i ulët se 16 000 lekë në muaj, sipas draft Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030. Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, aktualisht kjo pagesë është e ulët në raport me kufirin e të ardhurave në rrezik varfërie apo me pagën minimale, ndërkohë që ndonëse legjislacioni nuk përcakton minimumin e nevojave që duhen plotësuar nëpërmjet ndihmës ekonomike, ekziston kufiri i varfërisë që përfaqëson minimumin e të ardhurave që një individ duhet të disponojë për të mos u konsideruar në rrezik varfërie. Ky nivel të ardhurash ka rezultuar 191,791 lekë/vit në vitin 2021 apo 16 mijë lekë në muaj dhe sipas draft strategjisë është orientues në vlerësimin se nivelit të ndihmës ekonomike. Por, teksa merr në konsideratë vlerat e vitit 2022, draft strategjia vlerëson se pagesa e ndihmës ekonomike rezulton ende e ulët në raport me kufirin e të ardhurave në rrezik varfërie apo me pagën minimale. Aktualisht, ajo ndryshon në varësi të anëtarëve të familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më e lartë se 150% e pensionit social, që për vitin 2023 është 8,588 lekë/muaj. Kjo do të thotë se, masa maksimale që mund të përfitojë një familje e varfër është 12,882 lekë/muaj. Ndërkaq, draft strategjia parashikon ndërmarrjen e politikave që kanë si qëllim zbutjen e varfërisë për çdo individ në nevojë nëpërmjet skemave financiare të përshtatshme, të përgjegjshme gjinore, transparente për fuqizim dhe integrim, të afta për përballimin e rreziqeve e krizave. Për të arritur këtë qëllim parashikohet ndërmarrja e disa masave prioritare që lidhen me përmirësimin e performancës dhe transparencës së skemës, përmirësimin e riintegrimit social-ekonomik të individëve, si dhe me rritjen e aftësisë së skemës dhe përfitimeve financiare për t’iu përgjigjur në kohë vulnerabiliteteve të situatave të krizave dhe emergjencave. Gjithsesi, ndryshe nga çdo strategji dokumenti i nxjerrë për konsultim publik nuk shoqërohet me buxhetin që nevojitet për zbatimin e këtyre masave.

Strehimi social
Por ky nuk është i vetmi lajm i mirë për qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike, pasi janë plot rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit 2025. Kjo, vuri në dukje ish-drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, Doris Andoni përcaktohet edhe në draft-strategjinë e hartuar nga Ministria e Financave. E ftuar dje në një media, Andoni u ndal edhe tek programet kryesore të strehimit dhe mënyrën e aplikimit. Në të gjithë vendin janë rreth 32 mijë familje të cilat rezultojnë të pastreha, apo në kushtet që nuk mund të sigurojnë një banesë në treg të lirë. Por kjo e dhënë i referohet një raporti të hartuar nga PNUD në 2016. Aktualisht, tha ekspertja e strehimit, nuk ka të dhëna të përditësuara mbi familjet në nevojë. Ajo që mund të thuhet është se vetëm përgjatë 3 viteve të fundit, janë regjistruar 6 mijë aplikime të reja. Tirana dhe Durrësi vijojnë të mbeten qytetet me numrin më të lartë të familjeve të pastreha. Më tej, Andoni vuri theksin edhe tek shtrenjtimi i banesave në treg. Kjo sipas saj, në kushtet kur pagat janë në stanjacion, ul fuqinë blerëse. Për rrjedhojë do të ketë një shtim apo një rritje të numrit të familjeve që nuk do të jenë në gjendje që të sigurojnë një strehë. Sakaq, referuar të dhënave zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave, nga viti 1993 deri më tani janë 18 mijë familje që kanë përfituar nga programet e strehimit, 14 mijë prej tyre vetëm përgjatë 10 vjeçarit të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur pritet të nisë zyrtarisht shpërndarja

Bonusi për pensionistët, kategoritë që do përfitojnë

Procedura dhe kategoritë që përfitojnë

Pensionet/ Javën e ardhshme nis shpërndarja e shpërblimeve