MENU
klinika

Mbi 1.5 milionë m2 ndërtime në janar-shtator

Kërkesë ende e lartë për apartamente

24.11.2023 - 18:40

Kërkesa ende e lartë për të blerë apartamente, po shton lejet e ndërtimit për prona të patundshme. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve korrik-shtator autoritetet publike leje për ndërtimin e 361 objekteve me sipërfaqe 455 mijë e 181 metër katrorë.

Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, lejet janë rritur me 34.2 për qind në numër dhe 8.7 për qind në sipërfaqe.

Që nga fillimi i vitit janë miratuar gati 1 mijë e 300 leje ndërtimi, me sipërfaqe mbi 1.5 milionë metra katrorë. Në raport me harkun e muajve janar-shtator 2022, lejet janë rritur me 29 për qind, por janë rrudhur me gati 28 për qind në sipërfaqe.
Kjo edhe për shkak se në disa zona është përmbyllur procesi i rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.
Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit në harkun e muajve janar-shtator, 64.5 për qind i takojnë Tiranës, ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Fieri.

Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit të dhëna në harkun e 9 muajve, mbi 73 për qind kanë qenë për objekte banimi.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë në harkun e muajve janar-shtator kap shifrën e 64.3 miliardë lekëve apo rreth 625 milionë euro.

Në raport me një vit më parë, vlera e përafërt e ndërtimeve e cila përllogarit koston minimale të investimit ka rënë me 22.3 miliardë lekë.