MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka bar popullor për venat e zgjeruara?

25.11.2023 - 08:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë bari popullor mund të përdor për venat e zgjeruara?

Mjeku: Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.

Shkaku i vërtet i kësaj patologjie nuk dihet, por ekzistojnë një sërë faktorësh favorizues siç janë përdorimi i gjatë i barnave, trashëgimia, mbajtja e peshave të rënda, obeziteti, qëndrimet e gjata në këmbë, takat e larta, rripi i shtrënguar në mes etj.

Komplikacionet më të shpeshta janë: dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, temperaturë lokale, kruarje mbi zonën e vakorizuar etj.

Variçet nuk hiqen me pomada në përbërjen e të cilave janë preparatet me korrigjime bimore (gështenja e egër, fletët e rrushit të kuq etj). Ato përmirësojnë klinikën e variçeve dhe qetësojnë dhimbjet, por nuk i zhdukin ato.

Variçet kërkojnë ndërhyrje dhe metodat për trajtimin e insufiçenës së venave të varikozuara janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri dhe radiofrekuenca.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN