MENU
klinika

Afera CEZ-DIA

Deklarata e fortë e gazetarit: Ilir Metës brenda nëntorit i vendoset masë sigurie, hetim pasuror për të edhe jashtë vendit

25.11.2023 - 10:26

Gazetari Poli Hoxha ka paralajmëruar se brenda këtij muaji, SPAK do të marrë të pandehur Ilir Metën. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Hoxha u shpreh se ka pasur një hetim pasuror ndaj Metës të shtrirë edhe jashtë vendit. Sipas tij, Meta është në pozitë më të vështirë se Berisha.

“Meta e ka punën edhe më vështirë se zoti Berisha. Është shumë më e fortë, më e kopsitur. Është jashtëzakonisht e kopsitur. Shumë e rëndë si dosje. Ka bashkëpunëtorë të dorës së parë që nuk i mohon dot. 28 nëntori do jetë si kështu…, nëntori i tretë, deri atëherë…Meta është i parapërgatitur, është edhe çështja e lobimit. Zoti Meta i është bërë një hetim i thellë pasuror, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Do ketë masë deri në këtë afat që vendosët? Patjetër që do ketë masë”, tha Poli Hoxha.

Meta prej disa ditësh ka dal sërish nga qarkullimi dhe në korridoret SPAK është folur gjatë se pas Jamarbër Malltezit e ka radhën ai.