MENU
klinika

"Rusët nuk kanë ikur kurrë nga Serbia"

Frika e një lufte në Ballkan, Ilir Kulla: Tensionet janë në rritje!

25.11.2023 - 10:27

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur për vizitën e shefit të NATO-s Jens Stoltenberg në Ballkan, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tregoi në prani të shefit të NATO-s, se nuk i japin askujt llogari.

Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë” në ABC, Kulla deklaroi se tensioni është rritur dhe pritet që në javët e ardhshme të vazhdojë të jetë në rritje.

“Në Beograd, Vuçiç në prani të shefit të NATO-s, tha nuk i japim llogari askujt. Kjo është hera e parë që Serbia është trimëruar kaq shumë. Duhet lexuar fakti që Serbia është në zgjedhje, pra në 17 dhjetor. Kjo Serbi në zgjedhje është një Serbi që asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq agresive sa tani. Ajo ka projektin e saj për botën serbe, por tani ka edhe një element politik që është ashpërsuar më shumë nga lufta në Ukrainë, nga ngjarja ku u vra një polic i Kosovës. Në të njëjtën kohë ju kujtoj që amerikanët kanë vënë një seri faktorësh serb në listë të zezë. Tensioni është rritur, në javët e ardhshme do të vazhdojnë të jenë në rritje. Rusët nuk kanë ikur kurrë nga Serbia. Kërcënimi nuk vjen nga Wagner, por nga shërbimi sekret rus që është shumë i fortë. Duhet të kemi parasysh që edhe mendimi i organizimit të ushtrisë së botës serbe ka pasur gjithmonë orientim Rusinë”, tha ndër të tjera Kulla.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!